NATO jep mbështetje për krizën e refugjatëve në Egje NULL NULL 11.02.2016 17:57 11.02.2016 17:57 Në përfundim të takimit të 28 ministrave të Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se, Aleanca vendosi të japë mbështetje për krizën e refugjatëve në Egje, duke ndaluar Forcat e Armatosura greke e turke për të vepruar në hapësirën ajrore e detare të njëra-tjetrës. Sipas marrëveshjes, Forcat e Armatosura greke e turke nuk do të veprojnë në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore të njëra-tjetrës”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Përveç bashkëpunimit të ngushtë me BE-në, NATO vendosi të intensifikojë inteligjencën, zbulimin dhe mbikëqyrjen në kufirin turko-sirian dhe të rrisë aftësinë për shkatërrimin e grupeve terroriste, sipas kërkesës së SHBA-ve, duke forcuar bashkëpunimin e autoriteteve të inteligjencës dhe mbikëqyrjes në këtë kuadër, krahas planifikimit ushtarak të organizatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 5 minuta më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 19 minuta më parë