17:45, 11 Korrik 2018

Liderët e NATO-s e kanë ftuar edhe zyrtarisht Maqedoninë që t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim, ndonëse ia kanë bërë me dije se kjo gjë nuk mund të kompletohet deri pas zgjidhjes së problemit të emrit.

Ftesa e zyrtarizuar në një deklaratë në samitin e NATO-së, shtron rrugën për shtimin e anëtarit të 30-të në këtë aleance.

Maqedonia dhe Greqia muajin e kaluar nënshkruan një marrëveshje që Maqedonia ta ndryshojë emrin në Maqedoni Veriore.

Në këmbim të kësaj, Athina i ka zhbllokuar pëprjekjet nga fqinjët për t’iu bashkuar NATO-s dhe BE-së.

NATO ka thënë sot se “zgjidhja e problemit të emrit është një kusht për një përfundim të suksesshëm të procesit të anëtarësimit”.