8:30, 12 Korrik 2018

Liderët e NATO-s po planifikojnë të kthejnë vëmendjen tek konflikti në Afganistan, gjatë ditës së dytë të samitit i cili deri më tani u dominua nga kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump.

Ai gjatë samitit të mërkurës kishte nxitur aleatët e NATO-s të japin 4% të GDP-së vjetore për shpenzimet ushtarake. Trump gjithashtu kritikoi Gjermaninë për shpenzimet në mbrojtje.

Liderët e NATO-s po shpresojnë për një diskutim më të qetë me Trump këtë ditë, para se ai të niset për në Britani.

Megjithatë përmes një postimi të vonshëm në Twitter ai vazhdoi kritikat.

“Miliarda dollarë janë duke u shpenzuar nga vendet e NATO-s që nga vizita ime e fundit vitin që shkoi, sipas kërkesës sime, mirëpo nuk mjaftojnë. SHBA-të shpenzojnë shumë. Kufijtë Evropian janë të këqij. Dollarët e gazit për Rusinë janë të papranueshëm” ka shkruar Trump.

Interesante