23:28, 16 Prill 2018

Dje është raportuar se ka pasur deklarata nga NATO, që Marko Gjuriq shkeli rregullat kur hyri në Kosovë më 26 mars dhe se presidenti, Hashim Thaçi, ka dërguar policinë për të ndërhyrë në veri pa miratimin e KFOR-it.

Për këtë RTS, ka provuar të marrë një përgjigje në lidhje me të dy tezat, por që në përgjigje, zëdhënësi i NATO-së, Pierce Kazalet ka folur për dialogun, përcjell Klan Kosova.

“Incidenti i 26 marsit në veri të Kosovës nxjerr se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe se problemet zgjidhen vetëm në mënyrë konstruktive”.

“NATO plotësisht mbështet dialogun dhe thirrjet për vazhdimin e tij sa më parë që të jetë e mundur. Kjo është qenësore për paqen dhe stabilitetin në rajon. KFOR vazhdon të jetë garantues i sigurisë dhe lëvizjes së lirë gjithandej Kosovës, sipas rezolutës 1244”, thuhet të jetë përgjigjur Kazalet.