22:34, 12 Tetor 2017

Shtylla kryesore e planit qeverisë të Nasuf Aliut nga AKR-ja për Vushtrrinë, bazohet në reformat administrative, e veç kësaj ky kandidat planifikon reforma edhe në fushën e shëndetësisë.

Aliu ka thënë që në krye të shëndetësisë në këtë komunë, do të vendoset një menaxher i mirë i cili do të sjelle reforma brenda sektorit.

Tutje kandidati i AKR-së ka premtuar edhe ndërtimin Qendrave të Mjekësisë Familjare.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare është në pozicion jo të lakmueshëm, do të ndërrojmë lokacionin si dhe do të ndërtojmë një të re. Do t’i kushtojmë rendësi avancimit dhe mbështetjes së stafit, llogaridhënies dhe fuqizimit të komisionit disiplinor. Gjithashtu do të bëjmë kontrollet sistematike nëpër shkolla si dhe furnizimin me barna” deklaroi Nasuf Aliu, njofton Klan Kosova.

Interesante