18:03, 19 Qershor 2017

NASA ka njoftuar se ka zbuluar 219 planete jashtë sistemit tonë solar, njofton Klan Kosova.

Në mesin e tyre janë edhe 10 planete shkëmbore, të ngjashme me Tokën në sistemin solar “Goldilocks”, as shumë afër yllit të tyre për të qenë shumë të nxehtë, as shumë larg që të jenë shumë të ftohtë për të mos pasur mundësi që të mos kenë ujëra.

Prezenca e ujit në këto planete është parë si faktori kyç për mundësinë e ekzistimit të jetës.

Në një cicërim në Twitter NASA ka shkruar; “Shkencëtarët duke përdorur NASAKepler kanë identifikuar 219 botë potencialisht të reja”.

Ky zbulim mund t’i përgjigjet pyetjes më të komplikuar në mes astronomësh; sa planete të ngjashme me tokën janë në galaksi”, ka thënë Susan Thompson, një shkencëtare në Institutin SETI, që bënë hulumtime për gjetjen e shenjave që tregojnë se ka jetë jashtëtokësore.

klankosova.tv

Interesante

  • Fjalë kryesore: