Napoli kërkon Pavolettin NULL NULL 07.11.2016 22:53 07.11.2016 22:53 Napoli do të blejë padiskutim një sulmues në merkaton e Janarit. Është mungesa e Milik në repartin e avancuar shkaku i rezultateve jo tëmira që po arrin ekipi i Sarrit dhe në Janar De Laurentiis ka vendosur të plotësojë dëshirën e trajnerit. Teksa u përfol për një ofertë për Aleksandar Mitroviç në Itali janë të sigurt se përforcimi do të vijë nga Genoa dhe është pikërisht Leandro Pavoletti. Për 27-vjeçarin Napoli u interesua në verë por operacion nuk u realizua ndërsa në merkaton e dimrit të kaltërit nuk do të lejojnë t’i shpëtojë afrimi i sulmuesit italian./supersport.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.