19:50, 13 Maj 2017

Rafael Nadal pas tri vjetëve të gjata dhe shtatë humbjeve nga Novak Gjokoviq, më në fund e ka mposhtur serbin dhe është kualifikuar për në finale të Madrid Open, njofton Klan Kosova.

Spanjolli, 30 vjeçar, fitoi 6-2, 6-4, në sete, dhe është kjo vetëm fitorja e parë, prej asaj në finalen e French Open në vitin 2014.

Nadal në finale do të ndeshet ose me austriakun Dominic Thiem, ose me uruguaianin Pablo Cuevas.

Në finalen e femrave luajnë Kristina Mladenovic kundër Simona Halep.

klankosova.tv

Interesante