9:30, 17 Korrik 2017

Të shtunën, sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, e kishte pranuar se dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe tha se e ardhmja e tij “varet nga Arsenali”.

Tani, Merson, që kishte luajtur mbi dhjetë vjet për topçinjtë, mendon se do të ishte shumë vështirë që Arsenal ta zëvendësojë Alexis, andaj ia ka dhënë një këshillë trajnerit Arsene Wenger kur bie fjala tek diskutimet për transfere me klubet rivale.

“Nëse dikush nuk dëshiron që rrijë në këtë klub, Arsenali është klub i madh dhe nuk dëshiron që të kesh lojtarë që nuk duan të jenë aty. Aresnal është një klub shumë shumë i madh, dhe ju nuk do ta dëshironit këtë gjë”, tha erson.

“Ai është lojtar i mirë [Alexis Sanchez], nëse do të isha Arsenal, do ta thirrja Manchster Cityn dhe do t’i thoja ‘Na jep Agueron dhe mund ta keni Sanchez'”, përfundoi ai.

Interesante