“Na duhet një dialog krejtësisht politik me Serbinë” NULL NULL 26.07.2017 13:05 26.07.2017 13:05 Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati njëherit ministër në detyrë I Diasporës ka komentuar artikullin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka kërkuar dialog të brendshëm në Serbi rreth Kosovës. Murati në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo situatë po sjell domosdonë e një dialogu të brendshëm ndërshqiptar në Kosovë për dialogun me Serbinë dhe si rrjedhim krijimin e një platforme të përbashkët të dialogut. Sipas tij Serbisë i nevojitet dialogu i brendshëm rreth Kosovës për të lehtësuar rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa Kosovës i duhet një dialog i tillë për të ndërtuar platformën e bisedimeve. “Ne na duhet një dialog krejtësisht politik me Serbinë për çështjet e mbetura në mes të dy vendeve e jo humbje kohe me dialog teknik, nga i cili mund të ketë rezultate të vogla, por nga i cili mund të mos dilet asnjëherë dhe kështu jo vetëm dëmtohet stabiliteti i vendit, por edhe pamundësohet zgjidhja e problemeve qenësore në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 34 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë