Myslimanët në meshën për priftin e vrarë: Besimet fetare janë së bashku (FOTO) NULL NULL 28.07.2016 21:08 28.07.2016 21:08 Myslimanët nga komuniteti “comorian” kanë ndëruar priftin që u pre në fyt nga fanatikët e ISIS-it në një kishë franceze, Rev Jacques Hamel. Myslimanët sunitë morën pjesë në këtë meshë në mesin e shumë njerëzve në Sacre Coeur në Marsejë, të enjten, në të njëjtën ditë kur Papa Françesku tha se bota është në luftë. Por Papa tha se nuk është një luftë në mes të feve, transmeton Klan Kosova. Komuniteti “Comorian” – me origjinë nga ishujt Comoro pranë Mozambikut dhe Madagaskarit – në Francë është i vendosur kryesisht në Marsejë, por edhe në Paris, Seine-Saint-Denis dhe Lyon. Prifti 85-vjeçar katolik u masakrua nga fanatikët e ISIS-it në një kishë në qytetin e Normandisë të Saint-Étienne-du-Rouvray ditën e martë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 5 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 19 minuta më parë