Mysafirët e veçantë të Jamie Oliver NULL NULL 31.08.2016 21:00 31.08.2016 21:00 Kuzhinieri i famshëm britanik Jamie Oliver, ka kaluar momente speciale se sa ditëve të tjera. Kjo ngase Oliver, ka pritur në restorantin e tij në Londër, disa mysafirë të veçantë, njofton Klan Kosova. Ai iu uroi mirëseardhje tre mysafirëve të cilët vinin nga radhët e familjes mbretërore të Suedisë, Princesha Victoria, Princi Daniel dhe djali i tyre pesë-muajsh Princ Oscar. Me këtë rast, kuzhinieri i famshëm ka ndarë një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet se kaloi kohë me çiftin mbretëror, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.