Muzikë e tingujve të natyrës në Re-Musica NULL NULL 26.05.2015 22:18 26.05.2015 22:18 Në Kishën ‘’Shën Ndou’’ në Prishtinë sonte u mbajt një performancë interesante. Ndonëse skena ishte e tëra me ngjyrë të kuqe, në të nuk pati asnjë instrumentist. Nata e pestë e Festivalit Re-Musica ishte dedikuar për natën Akusmatike. Drejtoresha e festivalit Donika Rudi, tha për Klan Kosova se kjo lloj muzike nuk bazohet në tinguj të artikulueshëm të instrumenteve, por në tinguj të natyrës. Koncerti u organizua në bashkëpunim me Ambasadën Belge dhe anëtarët e shoqatës së kompozitorëve belgë të muzikës elektroakustike. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë