13:28, 13 Prill 2018

 

Muzikantët nga Austria Stefan Vladar dhe Magda Amara do të performojnë nesër për herë të parë në Kosovë në kuadër të  Chopin Piano FEST Prishtina.
Stefan Vladar është një nga personalitetet më të shquara muzikore të Austrisë i cili rregullisht si dirigjent dhe pianist në qendrat e muzikës në të gjithë Evropën, Amerikën dhe Azinë.

Në sezonin 2015/16, Shtëpia e koncerteve në Vjenë festoi ditëlindjen e 50-të me një seri prej 13 koncertesh në të cilat ai u shfaq si solist, dirigjent, shoqërues dhe muzikant i dhomës.

Më 2016, kompleti CDBox me katër CD të incizimeve te koncerteve te Beethovenit (5 koncerte per piano, triple concerto, koncerti për violinë dhe 2 romansa për violinë) janë publikuar me Stefan Vladar si solist, dhe dirigjent i Orkestrit kamertal të Vjenës. Incizimi i tre cikleve me kenge solo nga Schubert është në përgatitje me Bo Skovhus, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante