degjimi-i-muzikes-3
11:00, 3 Janar 2017

12 muajt e ardhshëm do të sjellin plot prurje të reja në botën e muzikës. Në 2017-ën pritet të shohin dritë albume të reja të artistëve prezente në skenat muzikore gjatë 2016-ës, por edhe të artistëve që i kanë munguar publikut prej disa kohësh.

Mes albumeve që do të shohin dritë këtë vit, ndër më të shumëpriturit renditen ai i U2 dhe Depeche Mode, por nuk mbeten më pas edhe  yjet e popit, si: Taylor Swift, Lorde e Christina Aguilera.

Kanadezja Nelly Furtado do të sjelle albumin e saj të 6 në fund të muajit mars, atë me titull “The Ride”. Ndërsa Depeche Mode kanë bërë me dije se  në maj të këtij viti do të nisin turin botëror, i cili do t’i paraprijë diskut të ri të pagëzuar me emrin “Spirit” që do të dalë së shpejti.

Ndersa lideri i grupit legjendar U2, Bono Vox, ka deklaruar gjatë një interviste se albumi i ri i grupit do të mbajë titullin ‘Këngët e eksperiencës”, por se kur do të dalë ky album, artisti nuk ka anoncuar datë, duke i mbajtur mbi gjemba fansat e tij edhe për muajt në vijim, shkruan Top Channel.

Një lajm i mirë për fansat e Lorde, e cila do të kthehet në ekran pas një periudhe pushimi. 18-vjeçarja do të sjellë një tjetër hit botëror që pritet t’i rikthejë suksesin e mëparshëm.

“1989” i Taylor Swift  ishte pa dyshim një sukses botëror, por artistja e popit nuk ndalet. Në muajt e ardhshëm Swift do të sjellë një album të ri, që pritet t’i sjellë këngëtares të ardhura të mëdha nga shitjet.

Pas 5 vitesh nga kenga e saj e fundit, rikthehet edhe Christina Aguilera, e cila po punon për një hit të ri, ndërsa edhe Drake, i cili sapo ka mbushur 30 vjec, do të sjellë albumin “More Life”, një miksim mes hiteve të vjetra edhe të reja.

Ndersa Puff Daddy duket t’i ketë thënë njëherë e përgjithmonë lamtumire muzikës me albumin e tij të fundit “No way out”.

Interesante