Muzeu i Kosovës me ekspozitë të përhershme në 10 vjetorin e Pavarësisë NULL NULL 20.09.2017 16:16 20.09.2017 16:16 Muzeu i Kosovës për herë të parë do të bëhet me ekspozitë të përhershme. Konceptin e saj, grupi punues i kryesuar nga profesori Gazmend Rizaj, ia prezantoi Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Rizaj e informoi ministrin Gashi për qëllimin dhe përmbajtjen e ekspozitës së përhershme e cila do të zërë vend në Muzeun e Kosovës, dhe sipas planit ajo do të hapet me rastin e shënimit të jubileut të Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita sipas konceptit të paraparë do të ketë shtrirje kronologjike që nga koha e Neolitit e deri tek Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ku do të ekspozohen eksponate të trashëgimisë së luajtshme të Kosovës që pasqyrojnë identitetin kulturor dhe historik të vendit tonë. Bëhet e ditur se ekspozita do të përmbajë eksponate autentike materiale dhe jo materiale si dhe eksponate dhuratë që i jepen Muzeut. Ajo do të jetë e ndarë në pavijonet e arkeologjisë, historisë të eksponateve ndërkombëtare dhe në dhomën e etnologjisë. Rizaj u shpreh se grupi punues i cili është angazhuar në përgatitjen e kësaj ekspozite pret mbështetjen dhe bashkëpunimin e ministrit Gashi që projekti të finalizohet, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë