Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muzaqi: Me Vetëvendosjen në Vushtrri, s’do mungojnë barërat esenciale për pacientët

NULL NULL
12.10.2017 22:42

Besim Muzaqi pretendent për Kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nëse ai merr besimin e qytetarëve për të qeverisur në këtë komunë, stafi shëndetësor do jetë aktiv me shërbim ndaj qytetarëve.

Në Magazina Lokale, Muzaqi ka shtuar se do rrisë numrin e specialistëve në qendrat e mjekësisë familjare teksa ka potencuar se do furnizojë këto qendra me barna të nevojshme, transmeton Klan Kosova.

”Nuk e shohim shëndetësinë si objekt, shëndetësinë e shohim si shërbim ndaj qytetarëve për tiu ofruar mundësi për diagnostifikim në mënyrë të ndershme dhe profesionale”.

”Me mua kryetar, numri i specialistëve të mjekësisë familjare do të rritet”.

”Do furnizojmë qendrat me barna të nevojshme për trajtimin e nevojshëm të pacientëve. Do realizojmë sistemin e rëntgenit dhe sistemin e stomatologjisë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, ka përfunduar Muzaqi, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.