Mustafi i gëzohet kupës, lavdëron bashkëlojtarët NULL NULL 28.05.2017 12:04 28.05.2017 12:04 Ashtu sikurse për Granit Xhakën edhe për Shkodran Mustafi, trofeu i FA Cup është i pari për të nën fanellën e Arsenal. Ani pse Mustafi nuk ka mundur të paraqitet për shkak të një lëndimi ka qenë i pranishëm në Wembley për ta ndjekur finalen e kësaj gare kundër Chelsea. Mustafi i është gëzuar fort kësaj kupe dhe këtë e ka shfaqur përmes rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova. Ai më tej ka lavdëruar bashkëlojtarët për paraqitjen që patën ata të shtunën mbrëma. “Po Gunners – fitues të FA Cup. Paraqitje brilante e secilit”. “Trofeu i parë me Arsenal”, ka shkruar Mustafi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.