
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot aeroportin e Gjakovës, njofton Klan Kosova.
Aeroporti i Gjakovës në vitin 2014 mori statusin e Ndërmarrjes Publike.
Qeveria e Kosovës atë kohë kishte angazhuar shtatë punëtorë për ruajtjen e aseteve.
Mbi 30 milionë euro janë investimet qe i kishte bërë KFOR-i në këtë Aeroport., ndërsa, vetëm vlera e pajisjeve është rreth nëntë milionë euro.
Një vit me vonë, Qeveria e Kosovës kishte emëruar edhe bordin e kësaj ndërmarrje.