Mustafa takohet me sekretarin Ban Ki-moon NULL NULL 25.09.2016 16:48 25.09.2016 16:48 Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në New York, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit dhe përfaqësues të vendeve tjera, njofton Klan Kosova. Gjatë takimit me sekretarin Ban Ki-moon në selinë e Kombeve të Bashkuara, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e shumanshëm që po arrihet në Kosovë, thuhet nw komunikatën e kryeministrisë. Mustafa ka falënderuar sekretarin Ban për përkrahjen, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për Kosovën. Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera të rëndësishme për Kosovën dhe më gjerë. Kurse, në takim me Presidentin Nishani, Mustafa “shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Republika e Shqipërisë dhe presidenti Nishani personalisht po japin për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës”. Kryeministri Mustafa u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, ku kërkoi përkrahje të mëtejme për njohjet e reja të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë