mustafa
21:27, 20 Mars 2017

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se rritja ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se rol të rëndësishëm në formimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e distribuimit, njofton Klan Kosova.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Mustafës:

Qeveria e Kosovës me politikat për zhvillim ka synuar të përkrah bizneset në përgjithësi, por me theks edhe bizneset prodhuese.

Rol shumë të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit.

Nesër me bizneset tregtare do të bisedojmë për rolin e politikave të deritashme por, po ashtu, do të kërkojmë nga ta që të na njoftojnë se çka mund të bëjmë që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor edhe më tej duke rritur ekspozimin dhe tregtimin e produkteve të Kosovës.

Rritja më e fuqishme ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor.

 

Interesante