Mustafa: Rezoluta, zgjidhje për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar NULL NULL 16.12.2018 12:25 16.12.2018 12:25 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se votimi në Kuvend i Rezolutës së propozuar nga PSD për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës, njofton Klan Kosova. Përmes një statusi në Facebook, Mustafa tha më tej se Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë. Statusi i plotë i tij: Të nderuar qytetarë, Votimi në Kuvend i Rezolutës së propozuar nga PSD për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por, është zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës. Ky nuk është vendim gjithëpërfshirës, siç dëshiron ta mashtrojë veten dhe adresën e vet ndonjë ndërkombëtar. Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë. Një marrëveshje e qëndrueshme. Çdo veprim tjetër është blerje kohe dhe mashtrim. Procesi dhe Marrëveshja eventuale për dialogun e ekipeve të improvizuara pa legjitimitet me votë të qytetarëve dhe e institucioneve pa legjitimitet kushtetues është në dëm të Kosovës dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga LDK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024