19:33, 20 Prill 2017

Kryeministri i Kosovës ka thënë se “medalja e Artë e Majlindës dhe Medalja e Bronztë e fituar nga Nora në Kampionatin Evropian në Poloni e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian”.

Ai ka thënë se mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i sollën vendit edhe dy trofe.

“Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës. Ju lumtë Majlindë, Norë, trajnerë dhe i gjithë ekipi ynë në Poloni”, ka thënë Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

18034053_1314680515264849_1398228963765035216_n

 

Interesante