14:26, 19 Qershor 2017

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e  Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.
Mustafa dhe Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në këtë kontekst, Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante