21:59, 12 Tetor 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka i ka ofruar një punë Shpend – atë të zëdhënësit të Arban Abrashit, kur ky i fundit të bëhet kryetar.

Mustafa, me ironi, ka shkruar në Facebook se kjo punë do t’i shkonte Ahmetit, pasi nga Vetëvendosja janë të zotët në propagandim.

“PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar”, shkruan Mustafa, njofton Klan Kosova.

“LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë”.

klankosova.tv

Interesante