Mustafa: Demarkacioni nuk ka mbaruar NULL NULL 01.09.2016 21:41 01.09.2016 21:41 Deputeti i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Muhamet Mustafa, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se tërheqja e Demarkacionit me Malin e Zi nga pika rendit të ditës së sotme në Kuvend, nuk do të thotë që është problem i tejkaluar. ‘’Mendoj që sot nuk është votuar përfundimisht kundër demarkacionit. Nuk duhet të nxjerrim konkluza që ka mbaruar Demarkacioni.’’ ‘’Kjo është një situatë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur për ta zgjidhur këtë problem. M’lejoni që të mos pajtohem, shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje gjithmonë me një koncesion. Duhet të jemi të vetëdijshëm që serbët nuk mund t’i shlyejmë, ata janë qytetarë të Kosovës.’’ ‘’Shtyrja e seancës së demarkacionit, është një mundësi që të gjendet një mundësi që të mos ketë zgjidhje pa ndonjë kushtëzim për këtë çështje. Është krijuar situatë e keqe menaxhimi. Opinioni ka qenë i bombarduar në mënyrë agresive me një informacion të një-anshëm. Komisioni dhe forcat tjera politike nuk kanë dhënë informacion të duhur për publikun për ta kuptuar çështjen e Demarkacionin. Kriteri kadastral është i determinuar.’’, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 17 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 56 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë