14:43, 21 Prill 2017

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se aeroporti i Gjakovës nuk duhet të mbetet i boshatisur dhe se Qeveria do të angazhohet që ky aeroport të jetë funksional sa më parë, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë Mustafa e bëri gjatë vizitës së këtij aeroporti, ku më tej tha se ai mund të shfrytëzohet, dhe është si opsion i shërbimit nga helikopterët.

Mustafa ditë më parë caktoi një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve, për t’ju përgjigjur nevojave të Kosovës.

Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, u vendos që të adresohen çështjet procedurale dhe që të vendosen kontaktet me kompanitë prestigjioze për blerjen e helikopterëve.

Interesante