Muskuj si të Jennifer Lopez! NULL NULL 16.10.2018 20:30 16.10.2018 20:30 Sinqerisht, cili është sekreti yt, Jennifer Lopez? Jennifer Lopez është 49 vjeçare, por ky fakt, mund të jetë i vështirë për t’u besuar nëse shihni fotografitë e fundit të këngëtares së shumë hiteve. Në fotografitë e fundit, Jenny from the Block shihet pas palestrës e veshur me geta të ngushta ngjyrë rozë dhe me sytjena sportive ngjyrë të kaltër. Pavarësisht se rrobat e J.Lo tërheqin shumë vëmendje, ajo çka bie më së shumti në sy janë muskujt e barkut të këngëtares. “Jeta dhe karriera ime janë të përqendruara rreth pasioneve të mia dhe duke bërë gjërat që më bëjnë të lumtur. Këto rroba janë nga koleksioni im i fundit Vanguard që quhet DASHURI. Nëse mund ta shihni, ka pjesë të tekstit të On The Floor. Ne asnjëherë nuk dorëzohemi, ne asnjëherë nuk pushojmë të shtrirë në tokë”, ka shkruar ajo në Instagram. View this post on Instagram I loved @niyamasol’s post yesterday about judging less and loving more. My life and career are centered around my passions and doing things that make me happy. These are the latest from my Vanguard collection called Love?..if you can see they feature lyrics to On the Floor. We never quit, we never rest on the floor. Gettin it in today and everyday…get yours!!! 💪🏼 #jloxniyamasol – click the link in my story or bio to buy NOW! A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Oct 15, 2018 at 7:53pm PDT Lopez po ashtu ka promovuar rrobat për fitnes në Instagram Stories, duke treguar edhe njëherë se ka forma trupore për çdo lakmi, transmeton Klan Kosova. Por që të ketë një trup të tillë me forma perfekte, që të gjithë i ëndërrojnë, nuk ishte e lehtë për Jennifer Lopez. Pa dyshim se prioritet për këngëtaren amerikane janë ushtrimet fizike. Ajo viziton vazhdimisht palestrën bashkë me të dashurin e saj, Alex Rodriguez. Javën e kaluar, ish-ylli i New York Yankees, ka shpërndarë një video ku çifti shihet në palestër teksa ushtrojnë bashkë. “Oraret e çmendura nënkuptojnë edhe jetë të çrregullt por ne asnjëherë nuk e humbasim palestrën”, kishte shkruar ai. View this post on Instagram Crazy schedules means crazy hours, but we never miss a workout. . . . 💪🏾🔥 (It’s the best way to de-stress.) Here's the upper body workout @jlo and I crushed late last night. #NoExcuses: . . . 1️⃣ One Arm Row (35/21/14) 2️⃣ Leg Lifts (50/35/21) 3️⃣ Lat Pull Downs Wide Grip (35/21/14) 4️⃣ Incline Sit Ups (50/35/21) 5️⃣ Hypers (35/21/14) [7 lbs, 10 lbs, 15 lbs] 6️⃣ Stiff Arm (14 x 3/ 10 x 3/ 7 x 3) 7️⃣ Dumbell Press (21/14/10) 8️⃣ Rear Cable Lat (21/14) 9️⃣ Side Lat (21/14) . . Do you workout in the morning or at night? A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on Oct 8, 2018 at 5:07pm PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.