Musk akuzon punëtorin për sabotimin e Tesla NULL NULL 19.06.2018 18:07 19.06.2018 18:07 Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka drejtuar akuza ndaj një punëtori të kësaj kompanie për dëmtim dhe sabotazh të prodhuesit të makinave elektrike. Në një e-mail drejtuar stafit, Musk ka thënë se një punëtor, i cili nuk është emëruar, ka bërë ndryshime të paspecifikuara në kodim të sistemit operativ të prodhuesit të makinave, dhe ka dërguar të dhëna të ndjeshme tek palët e treta. Kompania nuk ka komentuar në lidhje me këtë ndërsa pretendimet ende nuk janë verifikuar. Musk ka deklaruar se kjo çështje do të hetohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.