23:00, 6 Nëntor 2018

Derisa mund të përballeni me dilemën se kush në shtëpi duhet të ndez zjarrin, atëherë mos humbni më kohë!

Sipas hulumtimit të fundit, gratë janë më të mira në ndezjen e zjarreve, njofton Klan Kosova.

Shkencëtarët kanë zbuluar se femrat duhet të ndezin kaminet dhe zjarre, sepse mushkëritë e tyre janë më rezistente ndaj tymit.

Arsyeja nuk është e qartë, por një teori është se gjatë miliona viteve të evolucionit, gratë mund të jenë më të ekspozuara ndaj tymit të drurit nga gatimi.

Hulumtimi, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë Veriore, i ekspozoi burrat dhe gratë në tym druri ose ajër të filtruar.

Ato u ekspozuan më pas në një vaksinë të virusit të gripit që prodhon një përgjigje të natyrshme, por të butë, imune në pasazhet e hundës.

Ata zbuluan se tymi i drurit shkaktoi nivele më të larta të inflamacionit tek meshkujt sesa gratë.

Studiuesit paralajmërojnë se tymi i drurit ka një përbërje shumë të ndryshme ndaj tymit të cigareve dhe nuk ka prova për të sugjeruar se gratë janë më rezistente ndaj tymit të cigareve sesa tek burrat, njofton Klan Kosova.