Murgu që përmes Twitterit na mëson si të jemi të lumtur NULL NULL 20.03.2017 21:30 20.03.2017 21:30 Për të, ndërgjegjshmëria ka të bëjë tërësisht me vetëdijen dhe të pasurit kujdes që të mos shikojmë vetëm në botën që na rrethon, por në mendimet tona poashtu, pavarësisht se a janë pozitive apo jo. Haemin Sumin, një autor i suksesshëm dhe i njohur si mega murg, e kalon kohën e tij duke e udhëhequr një terapi grupore për të rinj, por poashtu jep ligjërata të rëndësishme mbi lumturinë përmes Twitterit, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Ai ishte rritur jashtë Seulit në Korenë Veriore, dhe para punës së tij aktuale në Haemin ai kishte studiuar për religjionin në Harvard Divinity School, si dhe në Princeton deri në nivelin e doktoraturës. Dhe pas trajnimeve formale për monastiri, ai është mësues i Budizmit që nga ajo kohë. 43 vjeçari Sunim thotë se një nga mënyrat më të mira që të ballafaqohemi me realitetin është që ta vëzhgojmë atë. Më poshtë keni disa nga postimet e tij në rrjetin social Twitter: “Në vend se ta bleni një tiketë të lotarisë, bleni lule. Nëse bleni lule, ju do ta fitoni Jackpotin duke e çmuar bukurinë e tyre, pa dështim.” Instead of a lottery ticket, buy flowers. If you buy flowers, you will hit the jackpot of appreciating their beauty without fail. pic.twitter.com/b6BPhweAX0 — Haemin Sunim 혜민스님 (@haeminsunim) March 9, 2017 “E meta që ju e vëreni tek të tjerët është me gjasë e metë e juaja. Sepse po të mos e kishit atë të metë, nuk do ta vinit re aq shpejtë.” The flaw that you immediately notice in someone is probably a flaw of yours. If you didn't have it, you wouldn't have noticed it so quickly. pic.twitter.com/ahwYbMRZ8I — Haemin Sunim 혜민스님 (@haeminsunim) March 17, 2017 “Prej të gjitha fjalëve që na dalin nga goja çdo ditë, sa prej tyre janë tonat, dhe sa prej tyre janë të arrnuara bashkë prej të tjerëve?” Of all the words that pour out of our mouths every day, how many of them are really ours, and how many are patched together from others’? pic.twitter.com/lILU6CsiW9 — Haemin Sunim 혜민스님 (@haeminsunim) March 8, 2017 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.