Murati: Diaspora ka investuar mjaftueshëm në Kosovë NULL NULL 17.08.2017 12:19 17.08.2017 12:19 Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati ka thënë se nuk duhet t’i hymë në hak Diasporës pasi kanë “investuar mjaftueshëm në Kosovë”. “Nuk bën t’i hymë në hak Diasporës, kanë investuar mjaftueshëm në kosovë”, tha Murati. Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së mbajtur sot me temën ” Nxitja dhe promovimi i investimeve të Diaspora në Kosovës”. Ndërsa Safet Fazliu nga D&D (Business Support Center), deklaroi se Kosova në raport me popullsinë e përgjithshme ka një Diasporë të madhe. Ai shtoi e di rëndësinë e të hyrave që vijnë nga bashkatdhetarëve dhe lëvdoi këtë veprim të të gjithë atyre që kontribuojnë nga jashtë. Sipas tij vetëm për këtë vit Kosova ka përfituar rreth 700 milion euro nga bashkatdhetarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024