Mungesa e rrymës në Drenas po dëmton bizneset NULL NULL 02.11.2016 23:31 02.11.2016 23:31 Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra ka thënë se reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike në Drenas janë të papranueshme dhe po dëmtojnë bizneset. “Të gjitha këto reduktime janë të papranueshme, ne jemi takuar me zyrtarët e KEDS-it dhe kemi kërkuar të na njoftojnë për këto reduktime që janë në dëm të qytetarëve”. “Nga ana e tyre kanë thënë që po bëjnë riparimin e rrjetit dhe i duhet katër orë në ditë ndërsa janë zotuar që janë afër përfundimit të këtij projekti”. Duke folur në Kosova Direkt në Klan Kosova, Dobra tha se KEDS-i u ka premtuar se gjendja do të përmirësohet gjatë dimrit. “Gjatë dimrit kanë thënë që do të përmirësohet gjendja përkatësisht gjatë muajit nëntor projekti do të kryhet por jo i tëri”. “Ne i kërkojmë që të mos e vazhdojë këtë ritëm të bëjë gjithë këto shkyqje që po dëmtojnë bizneset”. “KEDS-i ka dobësuar energjinë elektrike në komunën tonë dhe banorët ankohen se rryma nuk është siç ka qenë më parë”, ka thënë Dobra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë