Mungesa e një deputeti të PDK-së bën që seanca të shtyhet për në 16:30 NULL NULL 15.12.2018 15:37 15.12.2018 15:37 Seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votohet ekipi negociator për bisedime me Serbinë është shtyrë për në orën 16:30. Kjo shtyrje ka ndodhur për arsye se një prej deputetëve të PDK-së ka pasur një rast vdekjeje, njofton Klan Kosova. Këtë e ka thënë për Klan Kosova, shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi. “Seanca po shtyhet për arsye objektive. Një deputet i PDK-së duket se ka një rast vdekjeje. Por ne të gjithë deputetët e Nisma-s jemi këtu dhe jemi të gatshëm që ta votojmë rezolutën”, ka thënë ai. Sherifi ka thënë se ka një dakordim mes pozitës dhe PSD-së për votimin e kësaj rezolute. “62 deputetë pritet që ta votojnë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 22 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 36 minuta më parë