Muhaxhiri: Zgjedhje të reja dhe ridefinim të skenës politike NULL NULL 02.09.2016 23:12 02.09.2016 23:12 Artan Muhaxhiri, analist dhe sociolog konsideron se dallimet e thella politike mes partive për muaj të tërë e kanë futur Kosovën në një krizë dhe dallimet e mëdha ndërmjet pushtetit dhe opozitës e kanë bllokuar vendin. “Këto çarje, këto kriza dhe këto dallime të jashtëzakonshme ndërmjet pozitës dhe opozitës e pamundësojnë funksionimin normal të spektrit politik kosovar dhe e pamundësojnë zhvillimin e punës normale në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri për Radio Europa e Lirë. Muhaxhiri thotë se asnjëra palë nuk ka vullnet dhe energji për të përmirësuar situatën dhe si rrjedhojë, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme. “Prandaj gradualisht është duke u bërë e qartë se njëra ndër zgjidhjet më optimale do të ishte caktimi i zgjedhjeve të reja dhe ridefinimi i skenës politike”, pohoi Muhaxhiri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë