Muhaxhiri: VV-ja e ka të sigurt balotazhin në Vushtrri NULL NULL 12.10.2017 23:38 12.10.2017 23:38 "Me një probabilitet të madh, mund të themi që Vetëvendosja e ka të sigurt balotazhin, ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja do të luftojnë për pozitën e dytë në të" Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se beson që Lëvizja Vetëvendosje e ka të sigurt balotazhin në Vushtrri, ndërsa pret luftë të ashpër mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të dytën pozitë. Ai, në Analizën Lokale, ka deklaruar se moskandidimi i Aida Dërgutit për kryetare është humbje për Vetëvendosjen, por edhe për vetë Vushtrrinë, njofton Klan Kosova. “Hyrja e Aida Dërgutit në garë për Vushtrrinë do të ishte aset për Vetëvendosjen, por edhe për vetë qytetin. “Ajo do t’i motivonte vajzat dhe gratë që të përfshiheshin në politikë”. “Pas Gjakovës do të ishte komuna e dytë me gjasat më të mëdha për ta pasur një kryetare grua”. “Nuk besoj se Vetëvendosja do të ketë rënie të madhe, për shkak të frymës dhe trendit”. “Do të duhej të ndodhte ndonjë gjë e jashtëzakonshme që Vetëvendosja të mos hynte në balotazh”. “Tek PAN-i ka problem, sepse nëse AAK dhe NISMA i marrin 15 për qind, atëherë PDK-ja, edhe për faktin e konsumimit nga pushtetit, mund të ketë rënie të madhe”. “PDK-së do ta rrezikoje balotazhin deri në momentin e fundit. Me një probabilitet të madh mund të thuhet që Vetëvendosja e ka të sigurt balotazhin, ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja do të luftojnë për pozitën e dytë”. Sa i përket debatit të kandidatëve në Magazinën Lokale, Muhaxhiri ka theksuar se nuk ka parë fokus në çështjet kyçe për Vushtrrinë dhe qytetarët e saj nga ta. “Prita që të fokusoheshin më shumë në pika me rëndësi për Vushtrrinë – si në bujqësi, për shembull. Është e famshme patatja e Vushtrrisë, por nuk u ofruan ide për zhvillim, për përpunimin industrial përtej prodhimit të thjeshtë të patates”. “Ndërsa, sa i përket turizmit, nuk kishte ndonjë ide kreative dhe të detajuar për shfrytëzimin e pasurive të trashëgimisë kulturore që i ka Vushtrria”. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 16 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë