15978362_10209640803671790_1445210476_n
21:44, 11 Janar 2017

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë që rezoluta pas arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj është krijuar për të mos u aprovuar.

“Kjo rezolutë, mënyra si është krijuar, është krijuar për të mos u aprovuar sepse ishte absurde se përfaqësuesit e pozitës do ta fajësonin veten për diçka që nuk është kompetencë e tyre”.

Muhaxhiri thotë që në këtë rezolutë problemi ishte përzierja e parimeve dhe politikës ditore.

“Koalicioni qeverisës nuk e merr guximin që të marrë një pjesë të fajit as për projektet e veta, e lërë me për diçka që nuk është në kompetencën e tyre”.

“Në këtë rezolutë problem ishte se ishte bërë një përzierje e parimeve dhe politikës ditore”.

“Tri elementet e para ishin parimore. Këto pika i përfshijnë edhe qytetarët e tjerë dhe mund të jenë universale –  një tentim që të parandalohen edhe rastet e ardhshme pa marrë parasysh kush mund të jenë ata njerëz”.

“Pika e katërt dhe ajo pestë janë puro politikë ditore, dhe këto dy pika nuk kanë çfarë kërkojnë në këtë deklaratë”.

“Nëse një rezolutë do të ishte parimore askush nuk do të kishte arsye që të mos e votonte dhe miratonte”.

“Aty ka pasur një tentim për kontrabandimin e kërkesave dhe ka qenë absurde të pritet që LDK dhe PDK ta votonin”, ka thënë Muhaxhiri në emisionin Zona B në Klan Kosova.

 

Interesante