21:36, 7 Dhjetor 2017

Historia e vonë u ka treguar shqiptarëve se proceset që përkrahen nga fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleanca të tilla si NATO-ja është naivitet të mendohet se mund të kthehen prapa – njëjtë është puna edhe tek çështja e Demarkacionit, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova analisti politik, Artan Muhaxhiri.

“Madje kundërshtimi i një procesi të tillë është edhe anti-historik edhe anti-politik”, shton Muhaxhiri.

“Pasi kundërshtimi mohon përvojën historike nga e kaluara e dy dekadave të fundit. Ne jemi bindur në këto dy dekadat e fundit që proceset e përkrahura nga fuqitë e mëdha realizohen domosdo, nuk mund të zmbrapsen”.

“Populli i Kosovës e di shumë mirë; Nuk mund ta kthesh një proces që përkrahet nga NATO, SHBA-ja dhe shtetet e BE-së”.

“Prandaj më duket pak naive kjo tendenca që një fakt politik si Demarakcioni; që është pranuar edhe nga NATO, SHBA-ja dhe vendet europiane të ballafaqohet me një tendencë të sfidimit profesional”.

Muhaxhiri ka elaboruar se procesi i demarkacionit është i ndarë në dy komponentë; komponentin profesional dhe komponentin politik.

Në fazën profesionale kishte munguar debati gati totalisht, ndërsa kundërshtitë filluan pas nënshkrimit të marrëveshjes, në fazën politike të procesit.

“Tani kemi një ballafaqim me realitetin dhe nuk mund të ketë zmbrapsje – palët duhet të ballafaqohen, pastaj për qëndrimet e tyre të marrin edhe dëmet edhe të kenë përfitimet e merituara”.

klankosova.tv 

 

Interesante