21:21, 11 Janar 2017

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri ka komentuar pas dështimit të arritjes së rezolutës për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë që kjo rezolutë nuk do të ndikonte në procesin e Haradinajt, por do të ishte një “përkrahje morale”.

“U pa që politikanët as gjërat simbolike nuk dinë t’i bëjnë mirë, se për ato praktike e dijmë që nuk dijnë”.

“Kjo rezolutë nuk do të kishte pasur mundësi të ndikojë në procesin e Haradinaj, por do të ishte një shenjë e një vullneti të mirë, e një përkrahjeje morale”.

“Përtej hipokrizisë, ishte jashtëzakonisht zhgënjyese sepse prej atij diskutimi dukej se sinqerisht nuk po i interesonte askujt fati i Haradinajt dhe peripecitë e tij, por edhe këtë rast synonin ta keqpërdornin për të fituar poena politikë”.

“Në një moment kur ndjenja e solidarizimit dhe njerëzisë duhej të mbizotëronte, për fat të keq kishim patetizëm dhe lojëra politike”, ka thënë Muhaxhiri në emisionin Zona B në Klan Kosova.

 

Interesante