Mugabe bën paraqitjen e parë publike NULL NULL 17.11.2017 11:14 17.11.2017 11:14 Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka bërë paraqitjen e parë publike prejse ushtria ka marrë kontrollin në vend, shkruan BBC, njofton Klan Kosova. Ai mori pjesë në një ceremoni diplomimi në kryeqytetin, Harare. Mugabe prej ditësh është mbajtur në arrest shtëpiak. Ushtria ka thënë se janë duke u marrë me zotëri Mugaben dhe do ta njoftojnë publikun se cfarë do të ndodhë. Sipas një dëshmitari që ka folur për Reuters, Mugabe është duartrokitur nga publiku pas fjalimit të tij në ceremoni. Ushtria mori kontrollin, pasi Mugabe shkarkoi zëvendës-presidentin, Emmerson Mnangagwa, pasi besohet se ai e ndërmend ta lë pasuese të tij, gruan e tij, Grace Mugabe. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.