14:35, 7 Dhjetor 2018

Hetuesi special në Shtetet e Bashkuara, Robert Mueller, pritet të japë detaje se si dy nga ndihmësit më të afërt të Presidentit amerikan, Donalt Trump, e kanë penguar hetimin e tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane gjatë vitit 2016.

Gjatë muajit të kaluar, Robert Mueller, ka akuzuar kryetarin që udhëhoqi fushatën republikane të vitit 2015, Paul Manafort, se ka gënjyer prokurorët amerikanë në një dosje të paraqitur para gjykatës federale në Washington.

Prandaj hetuesi Mueller pritet t’i bëj publike provat që tregojnë marrëdhëniet biznesore të Manafort me biznesmenët rus në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Manafort, i cili thotë se ka qenë i sinqertë me Muellerin, ka menaxhuar fushatën e Trumpit për tre muaj të vitit 2016.

Gjithashtu, zyra e hetuesit Robert Mueller, pritet ta publikojë një memorandum ku Michael Cohen, i cili ishte avokat i Presidentit Donald Trump, u shpall fajtor.

 

klankosova.tv