MSN pushon në Mestalla NULL NULL 10.02.2016 12:55 10.02.2016 12:55 Treshja sulmuese nuk do të futet në lojë në përballjen e katalunasve në Copa del Rey, kundër skuadrës së Gary Neville. Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar do të pushohen në përballjen e dytë të Barcelonës me Valencia në Copa del Rey. Barcelona nuk ka dyshim se do të arrijë finalen pas fitores 7-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou javën e shkuar, ndaj MSN është lënë jashtë përballjes së dytë. Skuadra katalunase do të luajë edhe pa disa lojtarë tjerë të skuadrës së parë që Enrique ka vendosur t’i pushojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë