Mr. 100 NULL NULL 14.02.2018 21:42 14.02.2018 21:42 Ylli portugez i Los Blancos ka thyer edhe një tjetër rekord, duke u bërë i pari futbollist që në fanellën e një skuadre tund 100 rrjeta në Ligën e Kampionëve Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori që në Ligën e Kampionëve ka shënuar 100 gola për një skuadër. Asi portugez këtë e arriti pas realizimit të penaltisë ndaj Paris Saint-Germain, në kuadër të 1/16 të garës më elitare të futbollit europian për klube. Ronaldo tek Real Madrid është transferuar në vitin 2009, ndërsa që atëherë ka thyer rekorde dhe mban shumicën akoma, në pothuajse secilën garë që ka marrë pjesë. 100 – Cristiano Ronaldo is the first player in #UCL history to score 100 goals for the same club. Love. pic.twitter.com/LgpeBVYSTV — OptaJose (@OptaJose) February 14, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.