14:04, 11 Korrik 2018

Këngëtari/Deputeti Labinot Tahiri, mori përsipër mbledhjen e parave për shërimin e Aurora Krasniqit.

Që nga dita që Labi vizitoi 18-vjeçaren me Leukemi, shumë njerëz nga politika e arti filluan të japin para për trajtimin e saj jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Sot, këngëtari bëri edhe një postim në rrjete sociale me anë të cilit ka treguar se reperi Mozzik bashkë me të dashurën e tij Loredanën, kanë dhënë një shumë parash për ta ndihmuar Aurorën.

‘Ylli i skenës Shqiptare, po ashtu në sferen e muzikës në arenën nderkombetare, kojshiu im, që barti sukseset e tij, nga Ferizaj, gjerë tek mbarë shqiptaria, e tani dhe tek populli( publiku) Evropian, e që sot ndjen dhimbje për Aurorën për shendetin e saj, më shkroi sot, dhe më tha, se dua të jap kontributin tim sëbashku me bashkëshorten time! 
Fjala është për Yllin Shqiptarē, MOZIKU.

Moziku dhe Loredana, do ti deponojnë sot paratë për Aurorën. 
Respekt, e qofshi faqebardhë gjithë jetën. 
Faleminderit që vepruat! 
Me respekt për të gjithë, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë’, ka shkruar Labi.

Aurora tashmë gjendet në Turqi ku edhe ka nisur trajtimin kundër sëmundjes.

Interesante