15:13, 17 Prill 2017

Mowgli është vajza indiane e cila raportohet se u gjet në xhungël teksa jetonte me majmunët.

Por tashmë një familje nga India, ka dal me një njoftim duke pretenduar se e vogla e gjetur në xhungël, është vajza e tyre, njofton Klan Kosova.

Ramzan Ali Shah dhe gruaja e tij Nazma pohojnë se vajza e gjetur nga policia duke jetuar me tre majmunë, u humbi atyre në një treg, më 28 mars të vitit të kaluar.

3f51d61600000578-4418118-image-m-25_1492428933166

 

Pasi çifti të cilët thonë se janë prindërit e Mowglit publikuan të dhënat e tyre, ata u ftuan të hënën për ta vizituar vajzën e tyre e cila ishte duke u trajtuar në një shtëpi të veçantë fëmijësh, njofton Klan Kosova.

Por pas gjithë kësaj, Mowgli ka nevojë të bëjë një test të ADN-së për të dëshmuar se me të vërtetë është vajza e Ramzanit dhe Nazmas.

Mowgli, tetëvjeçare, javë më parë u gjet nga policia indiane, në një pyll, ku ishte rritur duke jetuar me një tufë majmunësh.

Ajo u pagëzua me emrin ”Mowgli”, njësoj si personazhi në përrallën e famshme të Rudyard Kipling, ku një djalë i humbur në xhungël rritet mes ujqërve, njofton Klan Kosova.

 

Interesante