10:39, 19 Qershor 2017

Manchester United ka qenë klubi më i përfolur për blerjen e Cristiano Ronaldo pas lajmeve se ky do të largohet nga Real Madrid.

Por e përditshmja spanjolle Diario Gol, raporton se është trajneri Jose Mourinho që nuk do një ribashkim me bashkëkombësin e tij, transmeton Klan Kosova.

Dyshja thuhet se nuk kanë raporte të mira, çka i vë bllok një hapi të mëtejmë të rikthimit të Ronaldo-s në Old Trafford.

United është në kërkim të një golashënuesi tipik, pas humbjes së Zlatan Ibrahimoviq me një lëndim të gjurit.

Interesante