Shefi i pankinës së Djajve të Kuq ka thënë se Ajax pas eliminimit nga Liga e Kampionëve duhet të shkonte në shtëpi, jo të luante në Ligën e Europës

16:05, 19 Maj 2017

Jose Mourinho ka shpërthyer në kritika ndaj shtëpisë europiane të futbollit – UEFA, duke e kritikuar për sistemin e kalimit të skuadrave të eliminuara nga Liga e Kampionëve në Ligën e Europës.

Strategu portugez ka thënë se për bindjen e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve duhet të shkonte në shtëpi, jo të kalonte në një garë tjetër.

“Ajax është skuadër e Ligës së Kampionëve; ata kanë ardhur nga Liga e Kampionëve dhe unë nuk pajtohem me këtë gjë. Nuk mendoj se një ekip duhet të luaj në dy garat evropiane brenda një sezoni. Ata është dashur të shkojnë në shtëpi dhe të mos kenë mundësi të luajnë në finale të Ligës së Europës”.

“Liga e Europës është për skuadrat që kualifikohen në Europa League, sikurse ne. Ne përfunduam në vendin e pestë sezonin e kaluar dhe u kualifikuam në këtë garë. Ne kemi luajtur nga fillimi në këtë garë dhe na është dashur të luftojmë të jemi në finale”. /klankosova,tv

Interesante