10:42, 10 Gusht 2018

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar se është i kënaqur me ekipin e tij me gjithë dështimin për transferimin e lojtarëve që ai i kishte spikatur.

Me gjithë nënshkrimin e brazilianit Fred, portugezit Diogo Dalot dhe portierit rezervist Lee Grant, Mourinho dëshironte edhe dy përforcime që nuk arriti t’i ketë para të martës kur edhe u mbyllë afati kalimtar në Angli.

Toby Alderweireld, Willian, Harry Maguire, Ivan Perisic, Jerome Boateng and Diego Godin ishin emrat që u lidhën me një kalim te United.

Djajtë e Kuq të premten nisin sezonin e ri në Premier League me ndeshjen kundër Leicester.