Mourinho e Abramovich në harmoni NULL NULL 04.08.2015 16:29 04.08.2015 16:29 Jose Mourinho tregon se është i lumtur në Chelsea dhe se gjithçka po ecën mirë edhe me shefin. Herën e parë ai thotë se kishte disa mosmarrëveshje, por tash krejt është për bukuri. Jose Mourinho ka zbuluar se dallimet e mëparshme që kishte me pronarin e Chelseas, Roman Abramovich, tashmë janë lënë anash dhe ata po gëzojnë raportin harmonik që kanë njëri me tjetrin, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova. Bosi i Chelseas ishte larguar nga Abramovich në vitin 2007, përkundër se arriti t’i fitojë dy tituj në tre sezonet e tij të para në Stamford Bridge. 52 vjeçari u rikthye në Angli tek Chelsea në vitin 2013, duke fituar Premier Ligën angleze, në vitin e dytë të rikthimit. “Në herën e parë kur isha te Chelsea marrëdhëniet personale me Abramovichin ishin shumë të mirë, por profesionalisht kishim ca dallime dhe pak mosmarrëveshje në disa ide”, tha Mou për Sky News. “Tani më nuk e kemi këtë problem. Kur e lash Realin për të ardhur këtu, Abramovich më kërkoi mua të luftoj për tituj”. “Sezonin tim të parë dhe për pak e fituam, në sezonin e dytë ne ia arritëm, dhe në sezoni e tretë, prapë mund ta bëjmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.