Për të mos u larguar nga Camp Nou, mbrojtësi francez po kërkon nga katalunasit që t’i ofrojnë pagë më të lartë, aq sa i ofrojnë Djajtë e Kuq në tentimin e ri për ta transferuar

13:29, 17 Maj 2018

Jose Mourinho shpreson që ta transferojë te Manchester United, Samuel Umtiti, në përpjekje për të forcuar radhët në mbrojtje.

Negociatat për zgjatje të kontratës së mbrojtësit francez me Barcelonën kanë ngecur, dhe Djajtë e Kuq duan ta shfrytëzojnë  rastin.

Ai ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, dhe United nuk do të kishte problem që ta paguante këtë shumë.

Interesante